Berisha: Ja dy drejtorët e policisë që drejtuan trafikun e drogës

Politikë

berisha-fbb2015Me ane te nje postimi ne faqen e tij zyrtare, ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar dy drejtues te policise se shtetit si te perfshire ne trafikun e lendeve narkotike.

Dy drejtoret me kryesore te Policise se Shtetit, Pata dhe Ahmeti, drejtonin trafikun e droges!-shkruan Berisha ne titullin e postimit qe vijon:

Te dashur miq, dy drejtoret e drejtorise operacionale te Policise se Shtetit, drejtorise me te rendesishme te Policise, Albert Pata dhe pasardhesi i tij Alban Ahmeti te perfshire ne trafikun e canabisit dhe kokaines. Keshtu, rreth 16 muaj me me pare Albert Pata u emërua Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. Atij menjehere iu dhurua grada Drejtues i Parë fal kontributit të tij financiar dhe politik Tnumërues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013). Në muajin mars të vitit2014 mbi bazën e informacioneve të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Sherbimet inteligjente dhe nga Autoritet ligjzbatuese Italiane, provohet se drejtuesi i kesaj njesie speciale, e cila mbulon vëzhgimin, përgjimin dhe agjent nën mbulim, ishte direkt i perfshire në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndermjetes i tij me grupet e trafikut te droges ne jug ishte Seresi, oficeri dhe shoferi superpotent, miku i ngushte i Sajmir Tahirit qe u arrestua tek transportonte rreth 1 ton droge. Ne momentin e arrestimit te tij nga policia e Gjirokastres, Didi telefonoi ne drejtorine e policise te ketij qarku. Ai nuk kerkoi direkt lirimin e tij por iu tha atyre se ministri do merzitet shume nga arrestimi i Serezit. Pata, qe duhet te procedohej, mori vetem largimin nga drejtor per te vazhduar punen ne nje detyre tjeter. Ne vend te tij u emerua drejtor i njesise, Alban Ahmetaj, edhe ky i përjashtuar nga forcat e Policisë në vitin 2006, rikthehet në kundërshtim me ligjin në tetor të vitit 2013 për të vetmen arsye se ishte kontribues financiar dhe pjesmarrës direkt në strukturat e Partisë Socialiste, emërohet në detyrën e Shefit të Komisariatit nr. 4 duke iu dhuruar grada, në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe VKM për gradat. Në mars të 2014 si lidhje direkte e Tahirit dhe Didit, emërohet Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe i jepet grada Drejtues i Parë në kundërshtim me ligjin.

Në muajin mars të vitit 2015 Drejtori i Përgjithshëm e largon nga kjo detyrë pasi ishtei implikuar drejtpërdrejt në trafikun e lëndëve narkotike me punonjësin e policisë Hamza Demushaj. Para infiltrimit te Hamzes shefi i tij kundershton vendimin e infiltrimit dhe kerkon verifikimin e tij. Te nesermen shefi degdiset ne periferi te Shqiperise, kurse Hamza, tashme oficer i infiltruar, fillon punen per vete dhe drejtorin e tij, Alban Ahmetaj dy muaj para ketij skandali ishte nën hetim nga Njësia Taks-Forcë pranë Prokurorisë Rethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të korrupsionit (për marrje rrushfeti për punonjësit e policisë për emërime).

Por Pata dhe Ahmeti jane vetem oficere. ne sherbim te shefave te tyre, baroneve te droges ne krye te mazhorances te qelbesirave!

ME TE LEXUARAT