Berisha: Dështimi i skenarit për vrasjen e Tom Doshit, Rama doli "lakuriq"

Aktualitet

berisha14Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se Rama ka qenë xheloz për marrëdhëniet e Metës dhe Doshit, pasi për një periudhë kohë këto marrëdhënie ishin të mira.

“Tom Doshi lëshoi akuzën më të rëndë se kreu i parlamentit ka organizuar, ka paguar vrasjen e tij dhe të nje deputeti të PD Mhill Fufi, le të ndalemi pak në këtë moment.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktet me makabre më kriminale të kësaj akuze janë dy, së pari pagesa për vrasjen nga personi i dytë i shtetit që është kreu i parlamentit.

Së dyti tmerrësisht përlyese është heshtja si fija e barit, Edvin Kristaq Ramës për 5 muaj e Saimir Tahirt dhe e të gjitrhë kuploës së mazhorancë së qelbësirave.

Këta kumbarë e konsiderojnë qeverinë, parlamentin jo si të ligjit dhe kushtetutës, por thjesht si shpella, bodrume të mafies me pushtetin.

Cdo qytetar mund të pyese pse Ilir meta zgjodhi në një anë Doshin në PS dhe Mhill Fufin në PD. Kam dëgjuar mendime sipas së cilave Meta kishte inate të mëdha me Doshin, qesharake. Meta me Doshin për një kohë të tërë i kishin mirë marrëdhëniet dhe rama u bë xheloz.Meta nuk kishte asgjë, por cfarë ndodhi? E vërteta është se Doshi pas zgjedhjeve u bë njëriu problematik për Ramën. Doshi u përlesh me Ramën për emërimet e zyrtarëve të lartë. ”

Akuzat e Spartak Brahos, Berisha i quajtio shpifje të  botës së krimit.

ME TE LEXUARAT