Berat, burri i dehur dhunon gruan, i vë zjarrin shtëpisë

Aktualitet

berat14Nje 46-vjeçar  i ka vënë flakën shtëpisë së tij në fshatin Lapardha në Berat, pasi ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht bashkëshorten, E.V, 40 vjeç.

Policia e Beratit sapo ka marrë njoftimin për rënien e zjarrit është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe ka arrestuar në flagrancë 46 vjecarin, i cili rezultoi të ishtë në gjendje të dehur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

G.V, akuzohet për ushtrim dhune në familje dhe dëmtim të pronës private.

“Më datë 20.03.2015, ora 21:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, G.V,  46 vjeç,  banues në fshatin Lapardha, Berat, pasi  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjoke, ndaj bashkëshortes së tij shtetases  E.V, 40 vjeçe, banuse në fshatin Lapardha Berat  si dhe  ka  djegur banesën . Neni 130\a dhe 151, të  Kodit Penal” thuhet në njoftimin e policisë se Beratit ne lidhje me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT