BE: Marrëveshja me Iranin mund të hapë vatra lufte në Lindjen e Mesme

Bota

brukselNjë marrëveshje mes gjashtë superfuqive dhe Iranit mbi përdorimin e teknologjisë bërthamore mund të hapë vatra të reja lufte në Lindjen e Mesme mes dy shteteve me popullsi sunite dhe Iranit shiit. Alarmin e dha koordinatori i Bashkimit Europian për kundër-terrorizmin gjattë fjalimit të tij para eurodeputetëve në parlamentin europian. Zhil de Kershov se një prej arsyeve më të rëndësishme të terrorizmit në atë rrajon ishte për shkak të frikës që ndjejnë shtetet sunite ndaj rritjes së ndikimit të Iranit.

“Është një vend i sofistikuar, që ka një vision, të bëhet gjithnjë e më i pushtetshëm në Lindjen e Mesme, prandaj pala sunite mund të tundohet që të mbështesë grupime ekstremiste për të luftuar kundër Iranit”, tha de Kershov në fjalën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fundi i marsit është edhe afati i vendosur nga Irani dhe pala tjetër negociatore, e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, për një marrëveshje paraprake mbi përdorimin e teknologjisë bërthamore për energji dhe jo për ndërtimin e një bombe. Në këmbim Republika Islamike do të marrë lehtësimin e sanksioneve, që aq shumë kanë goditur ekonominë e vendit.

Arabia Saudite dhe disa shtete të tjera me shumicë sunite të popullsisë kanë nisur së fundmi një seri sulmesh ndaj Jemenit që ka rënë në duart e rebelëve Huti, të mbështetur nga Irani. Lufta mes sunitëve dhe shiitëve po zhvillohet edhe në Siri dhe Irak, pasi presidenti Bashar Al-Asad dhe elita qeveritare irakiane i përkasin sektit shiit të islamit, ndërsa rebelët dhe militantët e Shtetit Islamik atij sunit.

Marrëveshja që po diskutohet në Zvicër është kritikuar mjaft nga Izraeli, në atë pikë sa janë cënuar edhe marrëdhëniet e ngushta me Shtëpinë e Bardhë. Irani vazhdon të këmbëngulë në rinovimin e teknologjisë për pasurimin e uraniumit, veprim ky që nëse bëhet në nivele shumë të larta mund ta bëjë uraniumin të përdorshëm edhe në armatime bërthamore.

ME TE LEXUARAT