Bashkia e Tiranës letër Canit: Na kalo të ardhurat nga biznesi i vogël

Aktualitet

Bashkia-Tiranes1-466x350Bashkia e Tiranës, nëpërmjet një letre të nënkryetarit të Bashkisë, Eno Bozdos drejtuar Ministrisë së Financave i ka shprehur shqetësimin për mos kalimin në llogariinë e bashkisë të ardhurat nga biznesi i vogël.

Sipas një njoftimi dërguar në media, Bashkia sqaron se në llogarinë e  bashkisë  duhet të derdhej shuma prej 28.110.216 lekësh por deri më sot nuk ka pasur asnjë veprim apo sqarim në këtë drejtim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu në njoftim thuhet  kjo ka krijuar një mungesë të ardhurash në masën 150.000.000 lekësh, sipas parashikimit në buxhetin e Bashkisë

Në letrën dërguar ministrit të Financave i kërkohet të marrë sa më shpejt në konsideratë kërkesën tepër emergjente, për plotësimin e procedurave dhe kalimin e detyrimit të tatimit të thjeshtuar të fitimit në interes së Bashkisë Tiranë.

“Çdo vonesë në realizimin e këtyre të ardhurave bën të mundur mosplotësimin e angazhimeve dhe detyrave që ne kemi për qytetarët dhe qytetin e Tiranës. Duke shpresuar se këto veprime nuk janë në vazhdën e angazhimit total të çdo strukture të shtetit për të bllokuar punën e Bashkisë së Tiranës,  jemi në pritje të reagimit nga ana juaj” – thuhet në shkresën drejtuar ministrit të Financave.

Nga të ardhurat e mbledhura një vit më parë të cilat janë vetëm 68% e të ardhurave të mbledhura nga administrata tatimore e Bashkisë së Tiranës tregon për dështim të mbledhjes së taksave nga qeveria dhe rritje të informalitetit. Mungesa e transparencës për muajt e parë të vitit 2015 nga drejtoria e Tatim – Taksave lidhet dhe me performancën e dobët në mbledhjen e tatim -fitimit të biznesit të vogël.”

ME TE LEXUARAT