Balla: Berisha është bërë zëdhënës i Durim Bamit

Politikë

ballaDeputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla e cilësoi seancën e sotme dhe qëndrimin e opozitës si të papranueshëm. “E papranueshme që një parti që ka qeverisur për shumë vite të sulmojë në mënyrë të paepur institucionet e vendit e të mos respektojë në asnjë gërme rreguloren e kuvendit. Është seanca e heqjes së imunitetit apo dhënies së lejes së arrestit”, u shpreh Balla. Sipas tij, sjellja e sotme e PD është e papranueshme megjtihatë besoj se qëndrimi i bërë i qartë nga ana jonë, nga Kryeministri, kryetari i Kuvendit apo drejtuesi i seancës zoti Dule.

“Bindja jonë është se seanca duhet të vazhdojë në respekt të rregullores por qytetarët janë ata që vëzhgojnë dhe sigurisht Saliu i mbetur pa punë ka zënë punë si zëdhënës i durimit. Punë të mbarë Salit”, u shpreh Balla.

ME TE LEXUARAT