Artan Didi: Tom Doshi s`ka qenë në zyrën time, të tregojë provat për vrasje

Aktualitet

atan-didi15Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka hedhur poshte deklaratat e deputetit Tom Doshi, per vienien ne dijeni për mundësin e vrasjes së tij.

Didi ka deklaruar se Doshi nuk ka vajtur kurrë në zyrën e tij, siç pretendon ish-deputeti socialist.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në zyrën time nuk ka ardhur as Tom Doshi dhe asnjë person tjetër që të më tregonte për një porosi të tillë.

Një bisedë për vrasjen e Tom Doshit në zyrën time nuk është bërë kurrë dhe as nuk kam dijeni për një bisedë të tillë”, ka thënë Didi për “GSH”.

Një ditë më parë, Tom Doshi deklaroi se ka shkuar në zyrën e Tahirit dhe Didit bashkë me personin e kontraktuar për vrasjen e tij, për të denoncuar atentatin që sipas Doshit po përgatitej ndaj tij dhe deputetit demokrat, Mhill Fufi.

ME TE LEXUARAT