Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte në Bosnjë

Bota

bosnjeMe urdhër të departamentit të veçantë për krime lufte të Prokurorisë në Bosnjë Hercegovinë në rajonin e Rogaticës janë arrestuar pesë persona për krime lufte.

Të dyshuarit dyshohen se si pjesëtarë të brigadës së Ushtrisë së Republikës serbe në qershor dhe korrik të vitit 1992 kanë kryer krime lufte ndaj popullatës së nacionalitetit boshnjak të Graçanicës dhe Rogaticës, shkruan kp.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas dokumenteve të mbledhura, dyshohet se kanë kryer të paktën 15 vrasje, dhunë seksuale ndaj grave boshnjake, dhe maltretime tjera.

Për njërin rast janë arrestuar Bozhidar Perishiq, i njohur si Boban i lindur në Rogaticë dhe Vinko Zoranoviq, “Joja” po ashtu i lindur në Rogaticë.

Për rastin tjetër janë arrestuar Dragan Lubarda,"Lube“ (59), i lindur në Rogaticë, Zoran Iliq (47) i lindur në Rogaticë dhe Milisav Ikoniq (56), i lindur po ashtu në Rogaticë, bëjnë të ditur mediat boshnjake.

ME TE LEXUARAT