Ambasada Amerikan flet për "Ceshtjen Doshi": Të sigurohet një proces i rregullt

Politikë

ambasadaAmbasada Amerikane në Tiranë u ka kërkuar sërish sot institucioneve gjyqësore dhe prokurorisë që të përmbushin përgjegjësitë e tyre duke siguruar një proces të rregullt lidhur me çështjen ‘Doshi’.

Në një njoftim për shtyp, Ambasada e SHBA-së shprehet se “në përgjigje të pyetjeve të shumta që kemi marrë nga mediat, Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA deklaron si më poshtë: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e Kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”, thuhet në njoftimin për mediat.

ME TE LEXUARAT