Allegri synon tre tituj me Juventusin këtë sezon

Sport

allegriMassimiliano Allegri dhe Juventusi i tij i duan të gjitha trofetë e këtij edicioni: Titullin e Serisë A, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.

Me titullin e Serisë A praktikisht të siguruar, objektivi i rradhës për bardhezinjtë është finalja e Kupës së Italisë, ku të enjten luajnë në gjysmëfinalen e parë me Fiorentinën. Pastaj do të ketë kohë edhe për ta mbyllur diskutimin në kampionat në mënyrë që Juventusi të luajë gjithçka për Ligën e Kampionëve me Dortmundin, por për momentin, Allegri mendon vetëm për skuadrën vjollcë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kemi detyrimin për të provuar që të shkojmë deri në fund në të tre kompeticionet. është momenti deciziv i sezonit. Sfida me Fiorentinën ose na con në finale ose na kthen në shtëpi , ndërkohë që edhe në Champions është një sfidë vendimtare. Kampionati mbetet i hapur deri sa dicka të tillë ta thotë matematika. Titulli nuk mund të konsiderohet si i garantuar. Ttitulli i katërt rradhazi në kampionat do të ishte dicka e jashtëzakonshme që pak të tjerë e kanë arritur, Championsi është ëndërra , ndërsa Kupën e Italisë duhet të provojmë që ta fitojmë", ka theksuar Allegri.

Atij i duhet të menaxhojë forcat mes shumë angazhimeve dhe bëri të ditur se përballë Fiornetinës do të aplikojë një rotacion të vogël. "Do të zbresë në fushë formacioni më i mirë, pasi Fiorentina është në formë. Skuadrat e Montellës luajnë gjithmonë mirë.

Pogba do të luajë ndërsa Sturaro do të rri në bankinë. Për sa i përket modulit të shohim pasi kam lojtarë që kanë luajtur më shumë se 30 ndeshje dhe unë kam nevojë për të gjithë. Ndoshta ndaj Fiorentinës hedh ata që janë aktivizuar nmë shumë dhe i lë të pushojnë kundër Sasuolos në kampionat. Të mos harrojmë se Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm për ne pasi u bënë disa vite që nuk e fitojmë", ka shtuar Allegri.

ME TE LEXUARAT