Akuzat për vrasjen e 2 deputetëve, Basha: Meta sot duhet të ishte para Prokurorisë

Aktualitet

basha grupKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar edhe sot dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit ilir Meta, duke deklaruar se Meta sot duhet të ishte në Prokurori. Në një mbledhje të grupit parlamentar të PD, Basha tha se nuk dihet ku është kufiri ndarës mes binomit Rama-Meta.

"Ilir Meta duhej sot të deklaronte vetëm një gjë. Dorëheqjen si kryetar i Kuvendit dhe dorëzimin para drejtësisë, deri në hetimin e plotë të ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot Ilir Meta duhej të ishte para drejtësisë, duke iu nënshtruar procedurave të hetimit.

Në vend se të trokiste në dyert e Prokurorisë, se është nën akuzën më të rëndë të 25 viteve politikë, del e kapardiset para kamerave dhe synon të krijojë mjegull me deklarata të rreme e kriminale, akuza të mjera kundër opozitës.

Çdo i dëshpëruar kur gjendet para akuzave të përbindshme të kësaj natyre, që ka porositur dhe parapaguar vrasjen e dy deputetëve, do të fliste përçart e do të bënte gjeste të dëshpëruara, irracionale. Por kjo nuk ka për ta shpëtuar Ilir Metën. Ai duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë, të vihet në dispozicion të Prokurorisë, aty ku e ka vendin nga dje në orën 2.

Asnjë qytetar i vendit nuk e njeh më për kryetar Kuvendi, asnjë qytetar i vendit nuk mund të pranojë të ketë në krye të institucionit më të rëndësishëm kushtetues, një të akuzuar për dy vrasje.

Koka tjetër e këtij binomi kriminal, Edi Rama, në vend se të shkojë në prokurori të paktën në cilësinë e dëshmitarit në krim, sepse edhe vetë e ka pranuar se është në dijeni prej 5 muajsh të kësaj skeme vrasëse, thërret Prokurorin në zyrë.

Eshtë ai që duhej të shkonte në zyrën e Prokurorit, e të dëshmonte çfarë di për planifikimin e eleminimit fizik të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Alibia e Edi Ramës nisi që dje, në fabrikimin e disa tezave përmes medias, sikur gjoja paska nisur dekriminalizimi në partinë e tij, me përjashtimin e deputetit akuzues.

Por të gjithë e pamë, se ajo çfarë deshi Edi Rama të bënte, ishte një pajtim, një pakt i ri, një mbyllje e hesapeve, pra bash e kundërta e dekriminalizimit.

Ai dërgoi emisarin Kokëdhima për negociata dhe dështoi. Ai dërgoi më pas emisarin Tahiri për negociata dhe sërish dështoi.

Çfarë është e gjitha kjo?

Asgjë tjetër përveçse lojë kumbarësh që përplasen me njëri tjetrin se kujt do tia puthin dorën; don Ramës apo don Metës. Asgjë tjetër nuk është kjo dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë qytetarët e vendit", tha kreu i PD, Lulzim Basha.

ME TE LEXUARAT