Aktori komik Cohen do luajë rolin e Freddie Mercuryt

Showbiz

boratiAktori i njohur britanik, Sacha Baron Cohen, do të luajë rolin e Freddie Mercuryt në filmin për grupin e famshëm, Queen.

Cohen, i famshëm për rolet kontroverse si Ali G, Borat dhe Bruno- do të jetë edhe regjisor, do të shkruajë dhe do ta drejtojë filmin, sipas menaxherit të grupit, Jim Beach.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Me siguri që keni përcjellë sagan e filmit të famshëm për grupin Queen që është duke u bërë në Hollywood në shtatë vjetët e fundit. Një lajm i rëndësishëm është që kemi arritur të sigurojmë që Sacha Baron Cohen do ta shkruajë dhe do ta drejtojë filmin, dhe ai ka pranuar të luajë rolin e Freddiet”, ka thënë menaxheri i grupit.

Anëtarët e grupit, Brian May dhe Roger Taylor, nuk kanë përkrahur idenë e përfshirjes së Sachas në projekt andaj në vitin 2013 aktori ishte larguar nga filmi.

Që prej largimit të Cohenit, deri tani kanë qarkulluar shumë emra për rolin e Mercuryt, por siç duket, treshja janë pajtuar dhe “Borati” do të jetë ylli kryesor i filmit.

ME TE LEXUARAT