Aksioni në Lazarat, policia arreston pronarin e 1233 kileve drogë

Aktualitet

lazaratPolicia e Gjirokastrës në vazhdim të operacionit në Lazarat gjatë qershorit të kaluar ka arrestuar ditën e djeshme një prej personave të shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Gjirokastrës bën me dije se 47-vjeçari i shpallur në kërkim Çim Brahimi është arrestuar ditën e djeshme pasi ishte shpallur në kërkim nga qershori 2014 pasi në banesën e tij ishin gjetur dhe sekuestruar 1233.6 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 1 mbushës granat hedhësi, 650 fishekë model 56 dhe 20 kapsolla detonatorë.

ME TE LEXUARAT