Aksident në Bulqizë, plagosen shoferja dhe një kalimtare

Aktualitet

ambulanca14Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy grave është rregjistruar mesditën e sotme në aksin Bulqizë Peshkopi.

Një mjet që drejtohej nga një femër një afërsi të vendit të quajtur “Pishat” ka përplasur një kalimtare. Makina tip “Peugeot”, pasi ka përplasur një kalimtare, ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin anësorë të rrugës dhe si pasojë është aksidentuar dhe drejtuesja e automjetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendngjarje ka shkuar policia lokale e Bulqizës, ku dhe bën me dije se si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesja e automjetit, shtetasja L.Peti, vjeç 24, gjithashtu e plagosur lehtë ka mbetur edhe kalimtarja, e cila ndodhej rastësisht në rrugë.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte automjeti tip “Peugeot”.

Shpesh herë ky aks ka qenë burim aksidentesh deri në humbje jetësh, pasi përgjatë segmentit rrugor Bulqize-Peshkopi mungojnë në mënyrë të theksuar sinjalistikat në rrugë.

ME TE LEXUARAT