Administrata fiskale, kontroll të gjithanshëm tregut të hidrokarbureve

Aktualitet

ministria e financaveMinistria e Financave dhe Administrata Fiskale kanë filluar një veprim të përbashkët në sektorin e hidrokarbureve. Ky veprim, pjesë e marrëveshjes së përbashkët, të nënshkruar ditë më parë mes Shërbimit Doganor Shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, do të fokusohet në një kontroll të plotë ligjor për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar me veprimtari prodhimin, përpunimin, transportimin dhe shitjene hidrokarbureve.

Ministria e Financavë bën të ditur për subjektet e këtij sektori se kontrolli i përbashkët tatimor-doganor do të ketë objektiv tatimpaguesit në sektorin e hidrokarbureve, pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve, prodhuesit dhe përpunuesit e nënprodukteve të naftës, etj., me qëllim vlerësimin e zbatimittë detyrimit të tyre ligjor për të deklaruar dhe paguar në kohë detyrimet tatimore dhe doganore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministria e Financave bën të ditur se ky kontroll i përbashkët është zbatimi konkret i“Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, me synimin për të rritur luftën kundër evazionit fiskal dhe nivelin e mirëadministrimit.

Administrata fiskale ka evidentuar tashmë të gjitha subjektet me risk, përfshirë edhe ato subjekte që janë regjistruar si tatimpagues të biznesit të vogël, por që kanë kryer importe të mallrave, në mënyrë të përsëritur,në vlera që i kalojnë kufijtë e tyre të regjistrimit.

Ministria e Financave dhe administra fiskale fton të gjithë tatimpaguesit të jenë pjesë e këtij veprimi, të jenë bashkëpunues dhe të zbatojnë me korrektësi detyrimin e tyre ligjor për ofrimin e informacionit, sikundër e parashikon dhe legjislacioni fiskal.

Ministria e Financave do të jetë transparente, si deri tani, për të gjitha rezultatet e këtij veprimit të përbashkët të të dy administratave, asaj doganore dhe tatimore, me qëllim informimin e publikut dhe të sipërmarrjeve që respektojnë ligjin dhe detyrimet kushtetuese në fushën e pagimit të tatim-taksave.

Ky veprim i përbashkët synon të jetë edhe pjesë e strategjisë së plotë të hartuar nga Ministria e Financave për luftën kundër informalitetit, evazionit, shmangies dhe mashtrimit fiskal.

ME TE LEXUARAT