95-vjeçari thyen rekordin e vrapimit në 200 metra

Soft

plakuNjë dentist 95-vjeç i pensionuar në Britani ka vrapuar 200 metra në 55.48 sekonda për të vënë kështu një rekord të ri për vrapuesit 95 vjeçar e më të vjetër.

Klubi “Silver Grey Sports Club” ka thënë se Charles Eugster ka kompletuar vrapimin të shtunën për 2.4 sekonda më pak se mbajtësi paraprak i rekordit, Orville Rogers, i cili e kishte mbajtur këtë rekord në SHBA që nga viti 2011.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eugster, të cilit iu vu nofka e “pensionerit të moshuar më në formë në botë” pasi iu kishte përkushtuar fitnesit nga mosha 85 vjeçe dhe iu kishte bashkëngjitur një klubi të bodybuildingut dy vjet më vonë, iu falënderua përkrahësve në

Facebook.

“Jam tejet i lumtur... Ju falënderoj të gjithëve që më keni ndihmuar ta arrij këtë”, ka shkruar ai.

“Shpresoja se duke ushtruar nuk do të plakesha”, i kishte thënë ai gazetës “The Telegraph” më 2013. “Dukesha si më keq dhe po përjetoja një krizë të moshës së shtyrë. Trupi po më degjeneronte. Thash me vete: ‘Kush di për muskujt?’ Dhe kështu, në moshën 87 vjeçe, u anëtarësova në një klub bodybuildingu”.

Rekordi i përgjithshëm botëror i vrapimit në 200 metra, prej 19.19 sekondash, është arritur nga vrapuesi nga Xhamajka, Usain Bolt, në Berlin më 2009.

ME TE LEXUARAT