“0 park, 0 vota”, qytetarët drejt referendumit për ndërtimin te Liqeni

Aktualitet

protestaQytetarët, shoqëria civile dhe ambjentalistë kanë protestuar përpara Kryeministrisë kundër ndërtimit të kompleksit të pallateve në zonën e Liqenit Artificial.

Në protestë ata thanë se nuk mund të ndërtohet në digë, ndërsa nuk përjashtuan mundësinë e një referndumi për të mos lejuar ngritjen e këtyre pallateve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nën moton “0 park, 0 vota”, qytetarët i kërkuan Kryeminsitrit dhe Kryetarit të Bashkisë të mos shtiren më në këtë farsë, që sipas tyre është një marrëveshje e fshehur, por të ndalojnë ndërtimin në fjalë.

Protestuesit me pankarta në duart kanë qëndruar për gati 30 minuta përpara Kryeministrisë dhe tha se do të kthehen sërish aty para dhe pas zgjedhjeve lokale për të kërkuar mosndërtimin e kompleksit.

ME TE LEXUARAT