Zyrtarët amerikanë diskutojnë për betejën ndaj IS-it

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

zyKomandantët e lartë amerikanë dhe diplomatët, do të takohen gjatë ditës së sotme për të biseduar në lidhje me betejën kundër Shtetit Islamik. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, do ta drejtoj mbledhjen e cila do të mbahet në një kamp të ushtrisë amerikane në Kuvajt. Në mesin e pjesëmarrësve është udhëheqësi i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, gjenerali Lloyd Austin si dhe gjenerali në pension, John Allen, i cili njëherazi është edhe i dërguar i presidentit Obama në koalicionin kundër Shtetit Islamik.

Ambasadorët amerikanë në Egjipt, Jordani, Kuvajt, Arabi Saudite dhe Emirate të Bashkuara Arabe, pritet të jenë gjithashtu pjesë e takimit. Takimi vjen në kohën e rritjes së shteqetësimeve për përhapjen e Shtetit Islamik. Libia tashmë shfaqet si një betëjë e re ndërsa IS-i që nga viti i kaluar e ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha që gjenden në veri të Sirisë dhe në perëndim të Irakut. REL

ME TE LEXUARAT