Zyrtare, 4 kandidatë në garë për kreun e FIFA

Sport

fifaKomisioni elektoral ka zyrtarizuar katër kandidatët për zgjedhjet e presidencës së Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), që do të zhvillohen me 29 maj, bëri te ditur FIFA të hënën në mbrëmje.

Pas tërheqjës së francezeve Jérôme Champagne, për mungesë dokumentacioni të ish-futbollistit David Ginola, komisioni elektoral ka zyrtarizuar kandidaturat e Joseph Blatter, president ne detyre e favorit kryesor për t’u rizgjedhur, ish-fituesi i Topit te Arte, Luis Figo, Princi Ali, një prej zv/presidentëve teëFIFA-s dhe Michael van Praag, president i Federatës Holandeze të Futbollit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Joseph Blatter, 78 vjeç, president që nga viti 1998, mendohet si favoriti kryesor për postin e presidentit të FIFA-s. Në garë me të janë edhe princi jordanez Ali bin Al Hussein, i quajtur Princi Ali, 39 vjeç, një prej zv/presidentëve të FIFA-s, Michael van Praag, 67 vjeç, president i Federatës Holandeze, të cilët paraqiten dosjet me solide sipas kritereve e FIFA-s. Kandidat surprisë është Luis Figo, 42 vjeç, ish-mesfushor e sulmues i Real Madrid e Inter Milano.

ME TE LEXUARAT