Vlorë, prokurori i Fullanit arreston Shpëtim Gjikën, leje false për pallatin 11-katësh

Aktualitet

gjika_gjykateArrestohet kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Pak jave pasi mori pafajesi ne gjykaten e Tiranes per falsifikim te dy lejeve te ndertimit per dy pallate, Gjika eshte gjendur sot ne pranga.

Arrestimi është kryer ditën e sotme ne nje lokal ne Vlore, me urdhër të prokurorisë dhe me miratim nga gjykata, ndërsa është realizuar nga ana e forcave të policisë së shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftohet se firmosja e arrestimit është bërë nga kryeprokurori i Vlorës Ramadan Troci, prokurori që arrestoi edhe Ardian Fullanin.

Gjika mësohet se akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një pallat pa leje në Vlorë, me saktesisht nje godine 11 kateshe.

Bashke me kreun e Bashkise se Vlores eshte arrestuar edhe shefja e Urbanistikes ne kete Bashki, Dorjana Sulaj, shtetasja  dhe nje person tjeter i akuzuar ne kete ceshtje.

I arrestuari i trete mesohet se eshte nje biznesmen ndertimi i identifikuar me emrin Artan Haxhi, qe mendohets e eshte personi qe po nderton 11-kateshin ne qender te Vlores.

Kryebashkiaku i Vlores akuzohet se ka falsifikuar nje procesverbal mbledhje te KRT-se se Bashkise se Vlores duke shtuar aty si pike rendi dite edhe "lejen" per pallatin 11 katesh, leje e cila nuk eshte diskutuar, nuk eshte miratuar dhe nuk eshte shqyrtuar ne mbledhje me anetaret e tjere.

ME TE LEXUARAT