Vlorë, përmbytjet në Novoselë, evakuohen familjet e rrezikuara

Aktualitet

vlore13-267x200Rreth 14 familje, banesat e të cilave janë përmbytur nga ujrat e lumit Vjosë, në fshatrat e komunës Novoselë(Vlorë), janë evakuar përmes një operacioni ku u përfshinë efektiva dhe mjete të Forcave të Armatosura, policisë e shërbimit zjarrfikës.

Aktualisht, në fshatrat e kësaj komune situata paraqitet problematike. Më e rëndë vlerësohet gjendja në fshatrat Bishan, Poro e Fitore, për shkak edhe të çarjes dhe dëmtimit të një argjinature, ndërkohë që përplasja e ujrave të lumit me ato detare në grykëderdhjen e Vjosës, është shoqëruar me pasoja të tjera të rënda në zgjerimin e hartës së përmbytjes. Janë rreth 1000 hektarë tokë bujqësore që aktualisht ndodhen nën pushtetin e plotë të ujrave të lumit, ndërkohë që rrezikohen nga përmbytjet edhe mjaft banesa të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prefektja e Qarkut të Vlorës, Etjona Hoxha, tha për ATSH-në se, po bëhen përpjekje maksimale për të minimizuar pasojat e kësaj situate të rëndë. Sipas saj, në terren ndodhen të gjitha strukturat e nevojshme dhe po ndiqet situata në vazhdimësi, për të ndërhyrë në shpëtimin e jetës së njerëzve. Hoxha theksoi se, kjo situatë është e njëjtë me atë të dimrit të vitit 2005, kur ujrat e lumit Vjosë përmbytën qindra hektarë tokë bujqësore e dhjetra banesa

ME TE LEXUARAT