Nis hetimi për videon në QSUT, pezullohet infermierja që mori ryshfet

Aktualitet

infermierja-qsutTIRANE - UPDATE - Pas publikimit te videos ku një infermiere merr ryshfet në QSUT, zevendesministrja e Shendetesise Milva Ekonomi deklaroi se drejtoria e QSUT ka pezulluar nga detyra punonjësen.

Mësohet se shtetasja me  me inicialet F.K është pezulluar nga detyra deri ne zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nje grup pune eshte ngritur per kete qellim.

Publikohet videoja, infermierja e QSUT i merr rryshfet qytetarit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një tjetër video skandali në QSUT është bërë publike ditën e sotme në internet.

Bëhet fjalë për një video të publikuar nga faqja "jeta osh qef", ku nje infermiere merr rryshfet.

Fjala eshte per nje filmim te bere me celular ku nje infermiere eshte filmuar ne skenen e videos prej 30 sekondash duke marre 2 mije leke.

Ne video tregohet momenti i pare kur infermierja merr parate.

Me pas "bluza e bardhe' ngacmohet nga autori i filmimit dhe vazhdimisht i pohon atij se qytetari ia kishte dhene vete parate pasi ajo nuk i kishte kerkuar asgje.

"Kush mori lekë, ik o djalë, për cfarë ke ardhur ti, ik shiko punën tënde", këto kanë qenë disa nga reagimet e infemieres ndaj personit që filmoi skenën.

VIDEO

ME TE LEXUARAT