Vetëvrasje në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz

Kosovë&Rajon

dylPas një njoftimi anonim se pardje në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz ka ndodhur një vetëvrasje, Koha.net ka marrë sot konfirmim nga burime zyrtare, të cilat po ashtu preferuan të mbesin anonime.

Vetëvrasja në Burgun e sigurisë së lartë në Dyz ka ndodhur pardje rreth mesditës, thoshte njoftimi anonim, i cili sqaronte se personi i cili ka ndërruar jetë është personi me nofkën Gexha , i cili ka bërë veprën penale dhunim në Burgun e Dubravës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas këtij njoftimi personi në fjalë, përkatësisht Gexha, nga Gjilani, ka dhunuar një person rast i cili pati bërë bujë në mediat kosovare e në portalet, pasi ka marrë dënimin për veprën penale dhunim në kohë prej 5 vjetësh. Pas këtij akti ai ishte transferuar nga Dubrava për në Dyz dhe këtu ka bërë vetëvrasje.

Burimi anonim i ka dërguar Koha.net edhe fotografinë e personit.

As pas dy ditësh nga ndodhja e këtij rasti, policia dhe Drejtoria e Burgjeve, përkatësisht të Burgut të Dyzit nuk kanë dhënë ndonjë njoftim.

ME TE LEXUARAT