Vendoset në funksion numri i emergjencës së Kosovës

Kosovë&Rajon

112-sosAgjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112, do të organizojë manifestim publik në Prishtinë.

Aktiviteti do të zhvillohet sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të qytetit të Prishtinës duke filluar prej orës 11:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë: Agjencia e Menaxhimit Emergjent, organizata e UNDP-së, Komuna e Prishtinës, të rinj dhe fëmijë nga shkollat dhe kopshtet e Prishtinës dhe ekipe nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shërbimit të Urgjencës.

Kjo ngjarje shënohet për herë të parë në Republikën e Kosovës, ku përfshihen emergjencat civile, me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut për shërbimin emergjent 112, si dhe për mundësinë për përkrahje të mëtejshme të këtij shërbimi nga aktorët kryesor nga vendi dhe ndërkombëtarë. Ky aktivitet është mbështetë nga organizata, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në Kosovë.

ME TE LEXUARAT