Van Gaal tregon vendimin e rëndësishëm për Adnan Januzajn

Sport

van gaalTrajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka lavdëruar shqiptarin nga Kosova Adnan Januzaj pas paraqitjes kundër Leicesterit.

Holandezi deklaroi se Adnani e tregoi vetën në stërvitje për ta fituar një vend në përbërjen e parë të skuadrës së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai ka shumë talent, por ai duhet ta tregojë atë si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje. Unë nuk e bëj formacionin, e bëjnë vetë lojtarët”, u shpreh Van Gaal.

“Unë duhet ta krahasoj Januzajn me Juan Matan dhe tani e zgjodha Januzajn. Konkurrenca është e madhe dhe sigurisht se është më problem për t’u kontrolluar nga lojtarët”, shtoi tutje holandezi.

ME TE LEXUARAT