Van Gaal merr vendim përfundimtar për Adnan Januzajn

Sport

januzaj2014Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, përfundimisht do të mbetet pjesë e Manchester Unitedit, së paku deri në fund të këtij edicioni.

BBC Sport raporton se trajneri Louis Van Gaal ka vendosur të mos e lejojë largimin e lojtarit gjatë këtij afati kalimtar. Futbollisti i kombëtares belge, të dielën, luajti titullar në sfidën kundër Leicesterit dhe pati një paraqitje tejet të mirë. Për shërbimet e Januzajt ishin të interesuara skuadra si Everton, Aston Villa, PSG, Real Sociedad dhe Juventus. Ndërkohë, këtë vendim të klubit e ka mbështetur legjenda e “Djajve të Kuq”, Gary Neville.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Ai i ka luajtur në dy ndeshje e fundit dhe mendoj se tani është koha që ai ta tregojë veten", ka theksuar Neville për Sky Sports News. "Prisja se ky edicion do të jetë shumë i mirë për të dhe mendoja se Louis van Gaal do ta pëlqejë si lojtar. Ai është lojtar anësor, teknikisht i shkëlqyeshëm, i cili në edicionin e kaluar ka treguar paraqitje vërtetë fantastike”, ka theksuar Neville.

“Unë sigurisht as që do të mendoja për ta lejuar largimin e tij në këtë afat kalimtar. Për këtë arsye e vlerësoj pozitivisht vendimin e Unitedit”, ka shtuar Neville.

ME TE LEXUARAT