Tenton arratisjen nga burgu i Vaqarrit, ndalohet sapo kalon rrethimin

Aktualitet

burg-arratisen-296x200Ismail Sinani, idënuari për vrasje ka tentuar të arratiset nga burgu i Vaqarrit në Kryeqytet, por aventura e tij nuk ka zgjatur shumë.

Vetëm për pak kohë ka qenë i “lirë” Ismail Sinani, duke u kapur nga forcat e policisë sapo kishte kalouar murin rrethues të burgut të Vaqarrit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ismail Sinani alias Sokol Sinani, është ekstraduar nga Anglia në vitin 2009 pas 13 vite i shpallur në kërkim për vrasje.

Ismail Sinani ishte shpallur në kërkim nderkombetar pasi është dënuar në mungesë nga gjykata e rrethit Kukës për një vrasje të ndodhur në vitin 1996.

Për këtë vrasje gjykata e Kukësit dënoi me 20 vite burg të vëllain e Sokolit, bashkëautorin në krim, Afrim Sinanin, i cili pasi u arratis nga burgu Bences në vitin 1997 ku vuante dënimin, kërkoi azil në Britaninë e Madhe.

Afrim Sinani, i cili kishte perfituar permes mashtrimit qytetarinë britanike, do të arrestohej në Londer shtatorin e vitit 2006.

ME TE LEXUARAT