Telefoni Meziu M1 del në treg, shiten 100 mijë pajisje brenda një minute

Teknologji

meziuTelefoni inteligjent Meizu Mi  doli në tregun kinez mëngjesin e kësaj të mërkure, me një çmim prej 112 dollarësh. Vetëm 60 sekonda më vonë, u shitën 100 mijë njësi të kësaj pajisjeje.

Meizu pati vendosur vetëm 100 mijë në dispozicion për t’u shitur dhe të gjithë këto njësi u shitën në vetëm një minutë. Nëse dyshoni në vërtetësinë e këtyre shifrave, duhet të theksojmë se Meizu ka përdorur një filtër anti-mashtrues për t’u siguruar se të gjitha porositjet ishin të vërteta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meizu M1 përmban ekran 5 inç me rezolucion 768 x 1280 pikselë dhe densitet 299 pikselë për inç. Procesori MediaTek MT6732 CPU me arkitekturë 64-bit dhe katër bërthama me shpejtësi 1.5 GHz fuqizon pajisjen, së bashku me kartën grafike Mali T-760, 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme. Ata që duan më shumë hapësirë mund të kërkojnë kartën microSD me kapacitet deri në 128GB. Një kamerë e pasme 13 megapikselë gjendet në anën e pasme, ndërsa kamera ballore është 5 megapikselë. Meizu përmban bateri me kapacitet 2500mAh. Pajisja ofron lidhjen LTE.

ME TE LEXUARAT