Të hënën rinis dialogu Kosovë - Serbi
Dialogu i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë më datë 9 shkurt.
Pas zgjedhjeve të qeverive të reja në të dy shtetet, kryeministrat e rij të Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për një raund të ri dialogu që ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shefja e punëve të jashtme të BE-së dhe njëkohësisht ndërmjetësja e këtij dialogu, Federica Mogherini, ka ftuar kryeministrin Isa Mustafa dhe atë serb Aleksandër Vuçiç në takim e përbashkët në Bruksel.
Ky lajm është konfirmuar nëpërmjet një deklarate për mediat e lëshuar nga zyra diplomatike e BE-së.
Për politikanen italiane Mogherini kjo do të jetë një provë e vështirë, pasi faza e parë e dialogut Thaçi – Daçiç u ndërmjetësua nga Ketrin Eshton, falë së cilës u arrit edhe marrëveshja Beograd – Prishtinë.
“Të dy kryeministrat do të marrin parasysh progresin e bërë deri tani përmes dialogut dhe do të diskutojnë edhe hapat e ardhshëm për procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin për mediat.