“Stresi” sfidon shpalljen në kërkim, publikon mesazh për policinë

Aktualitet

stresi-kerkimKatër orë më parë teksa është në kërkim nga policia, këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka publikuar një mesazh që mesa duket ia adreson policisë së shtetit.

“Atyre që mund të dëgjojnë i them: mos u dëshpëroni. Mjerimi që tash është mbi ne nuk është gjë tjetër vecse kalimi i lakmisë dhe hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin dhe fuqia që ata morën nga populli do ti kthehet popullit.

Dhe për derisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet”, shkruan Stresi në faqen e tij në Instagram.

Këngëtari u ndalua të premten pa patentë në Tiranë ndërsa më pas u arratisur nga komisariati nr.3 duke u hedhur nga kati i dytë i institucionit dhe iku duke humbur gjurmët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për ngjarjen janë vënë në pranga tre policë ndërsa janë pezulluar nga detyra nëntë të tjerë.

ME TE LEXUARAT