Simeone feston fitoren ndaj Realit, Anceloti: Ishim katastrofë

Sport

atletico-real-madridI dorëzuar kështu u shfaq trajneri i Realit të Madridit Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp pas ndeshjes derbi. Numri 1 stolit të Los Blancos përgëzoi Atleticon për fitoren fantastike 4-0 duke theksuar se skuadra e tij nuk bëri asgjë për të merituar dicka më shumë në këtë sfidë.

" Është shumë e thjeshtë, Atletico meritoi ta fitonte ndeshjen sepse triumfoi në të gjitha aspeket. Ata luftuan, patën intensitet, luajtën në mënyrë të shkëlqyer dhe mbi të gjitha dhanë gjithcka në fushën e lojës. Për të kuptuar më mirë atë se cfarë ndodhi duhet të analizojmë gjithcka me vëmendje në ditët e ardhshme. Na vjen shumë keq për këtë humbje. Unë mendoj se duhet ta ndryshojmë menjëherë këtë sjellje dhe nuk duhet ta përsërisim për asnjë arsye në sfidat e radhës. Gabuam në gjithcka. Në cdo moment ishim një hap pas kundërshtarit. Asnjë lojtar i skuadrës tonë nuk luajti mirë në këtë takim".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vijim Ancelotti u bëri me dije të gjithëve se pavarsisht humbjes turpëruese është Reali ekipi që komandon La Ligan.

" Atletico luajti shumë më mirë dhe e meritoi fitoren, megjithatë llogaritë bëhen në fund. Aktualisht ne kryesojmë La Ligan dhe do të luftojmë për titullin deri në ndeshjen e fundit".

Jashtëzakonisht i lumtur për suksesin e skuadrës së tij u shfaq trajneri i Atleticos Diego Simeone. El Cholo falenderoi të gjithë futbollistët e Los Colchoneros për paraqitjen që dhuruan në fushë teksa theksoi se ekipi luajti një futboll fantastik dhe ai është krenar për një fakt të tillë. Me këtë fitore kampionët e Spanjës e ngushtuan në vetëm 4 pikë distancën me Realin për kreun e klasfikimit. I pyetur për shanset që ka Atletico të fitojë sërish La Ligan, Simeone deklaroi se skuadra e tij do ti marri ndeshjet një e nga një duke shpresuar që në fund të shpallet kampione.ssport

ME TE LEXUARAT