Si të mësohemi të mbajmë taka të larta!

Soft

kepKëpucët me taka te larta përbejnë një nga aksesoret me seksuale dhe njëkohësisht me te dashur te femrave. Por ne shume raste, mbajtja e tyre është realisht e vështirë. Takat e larta kane qene gjithmonë simbol i feminilitetit por edhe joshjes. Kjo pasi për arsye thjesht fiziologjike, muskujt e këmbëve janë te shtrënguara qe te qëndrojnë te tendosura, gjë e cila e bën përgjithësisht këmbën femërore te duket edhe me e bukur.

Por është e kuptueshme qe kjo vlen per ate qe është ne gjendje te qëndrojë, por edhe te ece ne taka qe shpesh shkojnë deri ne 12 cm lartësi. Por ja ku na vijnë disa këshilla qe tentojnë te na e bëjnë me te lehte qëndrimin mbi to.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1. Zgjidhni taken e duhur. Kur dëshironi te provoni këpucët me taka, shiheni me pare veten ne pasqyre duke qëndruar me supet te ngritura lart. Me pas provoni qe te ecni me to ne dysheme lisho, të pashtruar me tapete ose mokete.

2. Zgjidheni këpucën duke pasur parasysh me pare formën e këmbës suaj dhe ne radhe te pare pjesën e poshtme te saj. Nëse forma plantare e këpucësh nuk përputhet ne harkun plantar te këmbës, atëherë do te keni vështirësi ne te ecur dhe qëndruar.

3. Nëse jeni fillestare ne mbajtjen e takave, bëni mire qe te zgjidhni ato me take te gjere.

4. Përpara se te provoni te dilni ne rruge, stërvituni ne korridorin e shtëpisë. Mbajtja e takave, para se gjithash është edhe çështje stërvitje.

5. Gjate ecjes me te tilla këpucë e rëndësishme është qe te dimë te mbështesim këmbën. Ka disa qe sugjerojnë qe mënyra me e mire është qe te vendosim me pare gjithë shputën dhe jo thembrën e këmbës, ndërsa te tjerë sugjerojnë te kundërtën. Gjithsesi, për këtë nuk ka një rregull te posaçëm, dhe gjithsecila duhet të të gjeje piken e saj te ekuilibrit.

6. E rëndësishme është qe kur ecni te mbani kokën lart, shtyllën kurrizore drejt dhe qëndrueshëm.

7. Lejojani vetes dhe lëvizjen e belit majtas dhe djathtas, kjo pasi kështu siguroni një ekuilibër akoma me te mire.

8. Po kështu duhet te veproni edhe me krahët, para dhe prapa, gjithmonë për ekuilibër.

9. Mos e shmangni edhe mbështetjen tek krahu i ndonjë shoqëruesi sa here qe është e mundur.

10. Si rregull, kur jeni ende ne hapat e para, mire është qe te mbani me vete, për çdo rast, këpucët normale.

/Kosovarja-ks/

ME TE LEXUARAT