Shpërthimet në Tiranë, Prokuroria: Po hetojmë për akte terroriste

Aktualitet

shpertimetProkuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për vepra penale “Vepra me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal, pas dy shpërthimeve dhe një tentative për shpërthim me lëndë eksplozive, të ndodhura mëngjesin e së Martës, dt. 10.02.2015, në disa zona të Tiranës.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se në orën 02.5 të datës 10.02.2015 ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive në një ambjent tregtar, në pronësi të shtetasit B.T, ndodhur në rr. “Kongresi i Manastirit”. Rreth orës 03.50, ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive në shesh-pushimin e katit të pestë të një pallati në rr. “Arben Minga” dhe janë dëmtuar banesat e shtetasit A.N, zyrtar i Policisë së Shtetit, dhe shtetasit E.F.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, rreth orës 06.15, nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, në një stacion autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, është zbuluar një sasi lënde eksplozive, e gatshme për të shpërthyer. Pas konstatimit të lëndës plasëse, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit është kryer shpërthimi i kontrolluar.

Këto tre ngjarje për momentin po hetohen së bashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda. Në kuadër të këtij hetimi, po kryhen të gjithë veprimet e nevojshme proceduriale.

ME TE LEXUARAT