Shiten Cabriletë e parë dhe të fundit M3

Teknologji

cabrioleteGjetja e Coupe E30BMW M3 origjinal sot nuk është punë e lehtë, e të mos përmendet versioni Cabriolet. Jo vetëm pse janë prodhuar ekzemplarë të paktë të tij - 786 cabriolet në raport me 16.585 coupe, por zyrtarisht ai kurrë nuk është shitur në Amerikën Veriore.

Por ky shitës nga Kalifornia ka ekzemplarin e shkëlqyeshëm të kësaj makine , 1991 M3 E30,e krahas tij ai e shet edhe cabriolet-in 2013 M3 E93.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Oferta është vetëm në pako dhe nuk shiten ndaraa”, shkruan në eBay. E30 është nga vitit 1991, me siguri është prodhuar një vit më parë, ka motorin 2.5 S14 me 212 kuaj fuqi që ka kaluar 120.000 km.

Krahas tij është edhe versioni i fundit i cabriolitetit M3 me motor atmosferik, para se BMW ta zëvendësonte këtë linjë me M4. Bëhet fjalë për modelin E93. Shitësi thotë se ai i ka të kaluar 16.000 km. dhe se ka ende garancia fabrike.

Për dy automobilat shitësi kërkon 110.000 dollarë, ose dhe më shumë pasi bëhet fjalë për ankand. Ekzemplarë të ngjashëm E93 mund të gjenden edhe për 50.000 deri në 60.000 dollarë, por kijeni para sysh se cabrioleti i fundit M3 është shumë më pak i dëshirueshëm nga paraardhësi i tij.

ME TE LEXUARAT