Selimi: Kësaj qeverie i intereson veç pushteti

Kosovë&Rajon

selimiDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka vlerësuar se imazhi i Kosovës nuk dëmtohet duke protestuar opozita dhe qytetarët, siç janë duke deklaruar zyrtarët qeveritarë. Ai ka deklaruar se imazhi i Kosovës është duke u dëmtuar nga qeverisja e keqe, shkalla e lartë e korrupsionit, kriminaliteti dhe papunësia. Qeveria e ka hallin te pushteti ndërsa qytetarë e kanë hallin e Kosovës dhe Trepçës. Kosovën po e dëmton qeveria, e jo opozita. Selimi ka deklaruar për “Epoka e re” se qëllimi i protestës së fundit të organizuar nga opozita nuk ka qenë rrëzimi i qeverisë, por shkarkimi i Jabllanoviqit dhe sjellja e një ligji të favorshëm për Trepçën në Kuvend. RTK

ME TE LEXUARAT