Samsung publikon super tabletin e gjeneratës së dytë

Teknologji

tableti-samsung14Pak ditë më parë u njoftua një lëvizje e Samsung për një  raport ekrani 4: 3 në tabletat e saj të  ardhshme, ndërkohë janë zbuluar dhe specifikimet e Galaxy Tab S.

Me madhësi të miratuara rishtas te ekranit 8 " dhe 9,7", nuk është saktësisht e qartë se cila do te jete konkurrenca e tabletave Galaxy S. Aspekti i ri ka rezultuar në një ndryshim të rezolucionit në 2048 x 1536 pixels, i njëjtë me atë të përdorur në paisjet me te njejten permase ekrani nga Apple.

Burim njofton se tableti i ri do të perdore nje chipset Exynos 5433, por nuk e përjashtoi mundësinë e Exynos 7420.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Modelet e reja nuk do të kene një përmirësim në departamentin e RAM ku do të ruhet 3GB i paraardhësve. 32GB te ndërtuar për ruajtjen e te dhenave qe do të jenë te zgjerushme  deri në 128GB nëpërmjet microSD, dhe kombinimit te kameras se pasme/perparme ne 8MP / 2.1MP.

Tableta do të jetë shume e holle në vetëm 5.4mm. Modeli i 8-inç do të ketë permasat 198,2 x 134.5mm dhe do te peshojë 260g, ndërsa vëllai më i madh do të kete permasë 237,1 x 168.8mm dhe do te peshojë 407g. Kapaciteti i baterise do të jetë 3,580mAh dhe 5,870mAh, respektivisht.

ME TE LEXUARAT