Samsung Galaxy S6 prodhohet në dy versione

Teknologji

samsunggalaxys6Bloomberg raporton se Samsung Galaxy S6 do të dalë në dy versione, një prej tyre me një ekran të ngjashëm me atë të Note Edge por të lakuar në të dy anët e fabletit, edhe në të majtë dhe në të djathtë

Në raportin e Bloomberg thuhet se Samsung do të ofrojë dy versione të reja të gjeneratës së re të telefonit të saj Galaxy, të cilët do t’i shfaq në muajin e ardhshëm, duke përfshirë edhe një model me ekranin që mbulon tri pjesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa varianti i dytë që do të zbulohet në Kongresin Botëror Mobil në Spanjë do të ketë vetëm një ekran në pjesën e përparme.

Edhe disa raporte të mëhershme kanë sugjeruar se Galaxy S6 do të vijë me ekran të lakuar në njërën anë, sikurse versioni i mëparshëm i Edge, por ka edhe raporte të ngjashme me atë të Bloomberg që thonë se modeli i ri i telefonit Galaxy do të jetë edhe në variantin e ekranit të lakuar në të dyja anët, siç pretendon edhe Bloomberg.

Samsung është duke luftuar për të konkurruar me modelet e reja të iPhone nga Apple në një anë dhe konkurrentët e tjerë kinez sikurse Huaëei dhe Xiaomi, nga ana tjetër.

Sipas disa specifikave që kanë rrjedhur online për Samsung Galaxy S6 thuhet se telefoni i ri i kompanisë jugkoreane do të vijë me procesorin 64-bit octa-core Samsung Exynos 7420, ARM Mali-T760 GPU a Quad HD (1440 x 2560) ekranin 5.5-inç, 3GB RAM, 32GB memorie të brendshme, kamerën kryesore me 20MP, 5MP kamerën e përparme dhe shumë specifika tjera të avancuara.

ME TE LEXUARAT