Roma nuk di të fitojë, rrezikon vendin e dytë

Sport

roma15Roma nuk di të fitojë. Skuadra e drejtuar nga Raul Garcia nuk shkoi më shumë sesa rezultati 1-1 me Empolin, duke regjistruar barazimin e katërt në po kaq javë të fundit në Serie A.

Maccarone kaloi miqtë në avantazh me një 11-metërsh, shkak për të cilin u bë ndërhyrja e Manolas që u ndëshkua edhe me të kuq, ndërkohë që Maicon barazoi shifrat në pjesën e dytë, edhe pse jo në inferioritet numerik, pasi për Empolin ishte ndëshkuar me karton të kuq Saponara në fund të 45-minutëshit të parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rezultati ne jale i jep mundësinë Juventusit të shkëputet ende më shumë në krye të Serie A, teksa gjendet 6 pikë larg dhe me një ndeshje për të luajtur ndaj Udinezes, njëkohësisht Napolit të ngushtojë diferencën dhe të synojë vendin e dytë në klasifikim.

Genoa dhe Fiorentina, nga ana tjetër, e mbyllën takimin e tyre me të njëjtin rezultat, 1-1, por këtë herë ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh, pas një autogoli të portierit Tatarusanu të ekipit viola, ndërsa për ekipin nga Firence barazoi Rodriguez 10 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë.

Ndonese Genoa mbeti me 10 vetë përgjatë 10 minutave të fundit, pas ndëshkimit të Burdissos, Fiorentina nuk e shfrytëzoi këtë superioritet numerik.

ME TE LEXUARAT