Rebelët kolumbianë ftojnë Miss Universin si ndërmjetëse në bisedimet për paqe

Showbiz

mis universeBukuroshja 22 vjeçe, studente e biznesit dhe modele nga qyteti verior i Barranquillas, u shpall Miss Universi në fund të janarit dhe gjatë intervistave ka thënë se dëshiron të merr pjesë në bisedime.

“E kemi lexuar me vëmendje dëshirën tuaj për të kontribuuar me punën tuaj të mirë në arritjen e paqes”, kanë thënë përmes një komunikate për media Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), transmeton Koha.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Përshëndesim dëshirën tuaj për të udhëtuar në Havana, dhe tani ju ftojmë që të na vizitoni”, thuhet më tej në këtë komunikatë të FARC-ut, grup ky që ka zhvilluar negociata me qeverinë në Kubë që nga viti 2012.

FARC nuk ka thënë se si vizita e Vegas do të ndihmonte në arritjen e paqes. Ajo ende nuk i është përgjigjur ftesës.

Përfaqësuesit në këto bisedime kanë arritur marrëveshje në tri prej pesë pikave të agjendës, që përfshijnë reformat, dhënien fund të trafikimit ilegal të drogës dhe pjesëmarrjen politike të ish-guerilëve.

ME TE LEXUARAT