Raporti i KE për Ballkanin: Serbët kërkojnë më shumë azil, shqiptarët pranohen

Aktualitet

Komisioni-Evropian-EUKomisioni Europian i dorëzoi Këshillit të BE-së dhe Parlamentit raportin e pestë të monitorimit të pas liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit, siç detyruan shtetet anëtare në Tetorin e 2010-s, kur vendosën për ndryshimin e regjimit me Shqipërinë dhe Bosnjen.

Dokumenti i referohet kryesisht analizave periodike të riskut, hartuar nga “Frontex” gjatë vitit të kaluar, siç janë publikuar në Top Channel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Serbët kryesojnë, sipas Komisionit, kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit drejt Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera të “Schengen”-it me 42% për 2013-n. Gjysma e kësaj shifre shënohet nga maqedonasit dhe shqiptarët, 21% për të njëjtën periudhë. Por, raporti i Komisionit vëren tendencën në rritje të kërkesave nga qytetarët shqiptarë dhe në ulje për maqedonasit. Azilkërkuesit nga Bosnja përfaqësojnë 14%, ndërsa nga Mali i Zi vetëm 2%.

Zyrtarët e Komisionit që vizituan Shqipërinë, prillin e kaluar, llogarisin 4 aplikues për çdo 1000 banorë. Franca, Suedia, Britania e Madhe dhe Belgjika janë destinacionet e preferuara të shqiptarëve.

Megjithëse vetëm 8.1% e azilkërkuesve kanë siguruar mbrojtje ndërkombëtare në BE gjatë vitit 2013, shqiptarët rezultojnë me normën më të lartë të pranimit se vendet e tjera të rajonit.

Kalimet ilegale të kufirit nga Ballkani në BE shënuan një rritje prej 27% gjatë 2013-s, bazuar në raportet e “Frontex”. Komisioni Europian analizon se ndër 40 mijë raste, vetëm 18 mijë prej tyre ishin shtetas të rajonit, përfshirë Kosovën, ndërsa 22 mijë të tjerët emigrantë nga vende të treta, jo europiane, që kalojnë tranzit përmes Ballkanit në BE.

Sipas raportit të Komisionit, shqiptarët regjistrojnë treguesin më të lartë të rajonit për qëndrimin e paligjshëm në vendet “Schengen” me 42%, të ndjekur nga serbët me 25% dhe kosovarët 16%. Greqia, Gjermania, Franca dhe Hungaria kryesojnë listën e vendeve më të prekura të BE-së për këtë problem.

Shqipëria shquhet ndër vendet e treta të listuara, shtetasit e të cilëve tentojnë të hyjnë në BE me dokumente false. 85% e rasteve të zbuluara nga Ballkani janë shqiptarë, 8% serbë, e më pas kosovarët me 4%. Në këtë drejtim, Komisioni raporton se pjesa dërrmuese e shqiptarëve udhëtonin me karta identiteti false, greke dhe italiane.

ME TE LEXUARAT