Qeni më i bukur, 200 Bulldogë në konkursin e bukurisë në Long Beach

Soft

bulldogeNë Long Beach të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvillua konkursi i qenit më të bukur Bulldog.

Më shumë se 200 qenë me portretin me rudha dhe hundën e gjerë, të veshur me kostume sportive, garuan për titullin qeni më i bukur i vitit, eventi i 11-të i bukurisë së Bulldogëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pronarët e qenve ndërkohë kuronin detajet e fundit para se qenushët e tyre të sfilonin për jurinë e pranishme.

Teksa konkursi ka në qendër bukurinë klasike të Bulldogëve, gjyqtarja Anne Marie Rye vë në dukje pamjen e veçantë të tyre dhe bukurinë në kontekstin e të shëmtuarës.

“Në konkurs mund të shikoni qen të kategorive ndryshme, por Bulldogët janë të veçantë dhe kanë një bukuri të veçantë, pasi shpesh katagorizohen si qen të shëmtuar”, thotë ajo.

Qentë me më shumë talent vlerësohen me çmimin “Prestigjatori më i mire” dhe kategoria tjetër është “Kostumi më i mire”.

ME TE LEXUARAT