Publikohen imazhet dhe specifikimet e iPhone 7

Teknologji

iphone7-2015Koncepti më i fundit rreth telefonit te ardhshem te Apple, iPhone 7, vjen nga Yasser Farahi nga Oval Picture. Sipas dizajnit, pajisja e re do të ishte në dispozicion në dy ngjyra – Verë dhe Bakër.

Farahi e konceptoi pajisjen e re të iPhone si një pajisje me dy zmadhues të zërit – një në krye dhe një në fund të pajisjes.

Dizajni gjithashtu shfaq iPhone-in e ri me një kamera 12MGP, që ka një blic True Tone dhe një stabilizues optik të imazhit.

Bazuar në imazhet, pajisja mund të ketë një kamerë më të mirë përpara – një kamerë 5MGP. Gjithashtu pajisja do të ketë edhe veçorinë e Touch ID që është aktualisht në iPhone 6, 6 Plus dhe iPad Air 2.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

iPhone i ri do të peshonte vetëm 114 gram dhe do të kishte një ekran prej 4.7 inç, me një rezolucion prej 1920×1080.

Në brendësi do të përmbante 5GB RAM dhe do të ishte i gatshëm në tre variante – 32GB, 64GB dhe 128GB. Pajisja gjithashtu mund të merr edhe çipin e ri të Apple – Apple 10 – dhe gjithashtu do të kishte sistemin e ri operativ iOS 9.

iPhone 7 gjithashtu do të mund të karikohet me energji përmes wireless-it.

ME TE LEXUARAT