Publikohen fotot e Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge

Teknologji

s6-s6edgeProcesori i Galaxy S6 thuhet se do të jetë 8 core 64-bit Samsung Exynos 7420 dhe të dyja modelet e reja të linjës Galaxy pritet të ofrojnë edhe 3GB RAM.

Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge do të paraqiten zyrtarisht të dielen në konferencën për media të Samsung brenda Mobile World Congress, ndërsa tani disa nga pamjet e këtyre telefonave të mençur mobil janë shfaqur online.

Këto janë fotografitë e para të modeleve të reja të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge të cilat e shfaqin edhe dizajnin e pajisjeve në tërësi, edhe pse në pamje pak të trubulltë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge pritet të vijnë me specifika të ngjashme, që përfshijnë ekranin me 5.1 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, edhe pse ekrani i S6 Edge pritet të jetë i lakuar në të dyja anët.

Procesori i Galaxy S6 thuhet se do të jetë 8 core 64-bit Samsung Exynos 7420 dhe të dyja modelet e reja të linjës Galaxy pritet të ofrojnë edhe 3GB RAM. Sugjerohet se edhe Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge do të vijnë me opsionet e memories prej 32GB, 64GB dhe 128GB, me kamerën kryesore me 20MP, dhe atë përparmen me 5MP.

ME TE LEXUARAT