Prezantohet modeli i makinës së re Mazda RX-7

MAZDARX7Marka e makinave Mazda është duke konstruktuar gjeneratën e re të modelit RX-7 dhe se atë do ta lansojë në vitin 2020.

Besohet se modeli i ri i veturës së famshme do të bazohet në platformën e gjeneratës së katërt të MX-5.

Vetura e re Mazda RX-7 thuhet se është duke u krijuar për vitin 2020, pasi që në këtë vit kompania do të festojë 100-vjetorin e themelimit.

Kliko per me shume info

Mazda nuk ka konfirmuar ekzistencën e projektit RX-7, por Kenichiro Saruwatari, zëvendëspresidenti i kompanisë ka thënë për “AutoCar” se kompania ka 30 inxhinierë që po merren me një projekt të veçantë për 100-vjetorin e kompanisë.

Modelit të ri të Mazdas spekulohet se kompania mund t’i vë emër tjetër, pasi që vetura e planifikuar pritet të jetë më e vogël se modelet e kaluara Mazda RX-7.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here