Presidenti palestinez i qëndron besnik i Serbisë: Nuk do ta njohim Kosovën

Kosovë&Rajon

presidentiPresidenti i Palestinës, Mahmoud Abas, ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën me qëllim për të mos u bërë krah në problemin mes saj dhe Serbisë.

Në një intervistë për “BIRN”, ku fliste për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Palestinës, deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën si një shtet i pavarur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Kosovën, por nuk duam të ndërhyjmë në konfliktin mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë. Ne duam të qëndrojmë të distancuar dhe të qëndrojmë larg çdo konflikti, sepse nuk duam të jemi këtu apo atje”, tha Abas.

Ai tha se shteti i tij mund t’i ofrojë Kosovës mbështetje morale, por jo më shumë.

“Ata janë miq, janë njerëzit tanë. Por, për shkak se ne kemi problemet tona, ne shpresojmë që ata të gjejnë një zgjidhje për problemin e tyre, pa ndikimin tonë”, përfundon kreu i shtetit mysliman.

Palestina është një nga shtetet që është shprehur me forcë kundër pavarësisë së shtetit më të ri në Europë, megjithëse problemi i saj me Palestinën është i ngjashëm me atë të Kosovës.

Për të tepër, si një shtet mysliman, qëndrimi i saj është interpretuar nga analistët ndërkombëtar si frikë në një kohë që vetë Palestina njihet nga pak shtete të fuqishme.

ME TE LEXUARAT