Pllaka me mbishkrimin e Ali Pashës, do të rivendoset në “Porto Palermo”

Soft

pllaka-1-267x200Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të vendosë pllakën e mbishkrimit të Ali Pashës në Kalanë e “Porto Palermos”, e cila u grabit në vitet  1993-94.

Mbishkrimi i saj ruhet vetëm nga përkthimi mjeshtëror i mesuesit qeparotas, Janko Pali, i cili e ka perkthyer atë në vitin 1932.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo Agjensi merr përsipër ribërjen e pllakës dhe të shkrimit mbi të, që së shpejti do të vendoset në portën hyrëse të kalasë piktoreske para sezonit të ri turistik veror ku dhe vizitorët janë më të shumtë.

Ja dhe teksti i plotë  i pllakës:

“Ktheni ploret o detarë hyni në liman pa frikë

Këtu në Panormë zhurma e stuhive është fikë

Dhe mua që më shihni në qiell të çaj retë

Jam e fitores një trofe kështjellë që shkrep nga rrufetë

Nuset e himarjotëve më ngritën me kujdes

Armike për armiqtë,për miqtë mike me besë!

Zili më pat Faethoni dhe Pirrua nakar

I Tepelenës më sundon hero Aliu i parë

I plot fuqishëm është zot në të Epirit vënde

Dhe gjeneral Asirian me shpatë dhe me mënde

Plot pesëdhjetë mijëra nën urdhera ushtarë

Pa frikë dhe me plot guxim armiqve u bën ballë

Tash në Janinë prehet luani i pa frikë

Prej Athinasë lindur dhe prej Marsit rritë.”

ME TE LEXUARAT