Philip Lahm tregon vendimin përfundimtar për Bayernin

Sport

Philipp-Lahm-0062-525x350Lahm e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë gjatë gjithë jetës së tij te Bayerni i Munihut edhe pse në të ardhmen nuk mendon të bëhet trajner.

Lahm aktualisht 31 vjecar është rritur si futbollist  në radhët e skuadrës bavareze, ndërkohë që përpara se të bëhej përfundimisht pjesë e ekipit të parë të Bajernit ai luajti për 2 sezone si i huazuar te Shtutgarti. Kapiteni ka deklaruar se do të varë këpucët në gozhdë në verën e vitit 2018 kur të përfundojë edhe kontrata e tij aktuale me Bajernin, megjithatë ai shpreson që edhe në momentin kur të ndodhë dicka e tillë të jetë pjesë e gjigandëve të Gjermanisë në një rol tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Unë nuk e imagjinoj dot veten time në postin e trajnerit. Gjithsesi  mendoj se gjatë gjithë jetës  do të jem pjesë e futbollit dhe mundësisht pjesë e Bajernit. Bavarezët janë klubi i fëmijrisë time dhe unë dëshiroj të jem pjesë e tyre për një kohë shumë të gjatë. Në momentin që drejtuesit e klubit më huazuan te Shtutgarti shumë vite më parë unë  largova nga Bajerni me dhimbje në zemër".

31-vjecari gjerman më pas mbrojti trajnerin Pep Guardiola i cili ka marrë shumë kritika për sjelljen e tij në ndeshjen ndaj Schalkes, teksa në momentin e golit të anulluar ndaj Lewandowskit vërshoi për të protestuar kundrejt arbitrit anësor, ndërsa pak më vonë kur Robben shënoi duke i dhënë avantazhin 1-0 Bajernit, tekniku spanjoll bëri një tjetër veprim që nuk u prit aspak mirë duke e përqafuar virojtësin.

"Nuk ndodh shpesh të shohësh të tilla gjëra. Por të gjithë njerëzit që kanë punuar me Pep e dinë se me sa shumë emocion e përjeton ai një ndeshje. Guardiola është gjithmonë në mbështetje të lojtarëve të tij pasi në radhë të parë ai e dashuron futbollin si sport. Dicka e tillë dallohet qartë edhe me mënyrën se si ai sillet në stol prandaj nuk mendoj se kritikat ndaj Pep për atë gjest që ai bëri janë të drejta".

ME TE LEXUARAT