Panariti: Brenda dy javësh mbyllim dëmshpërblimin e dëmeve në bujqësi

Aktualitet

panaritiMinistri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh sot se, brenda dy javësh parashikohet të përfundojmë operacionin e kompensimit të dëmeve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, për të gjithë fermerët, bizneset e të cilëve u prekën nga përmbytjet që përfshinë jugun e vendit,  në fillim të muajit shkurt, nga përkeqësimi i motit.

Në një intervistë telefonike për median, ministri Panariti tha se, shpërndarja e ndihmave po vazhdon me ritëm të përshpejtuar dhe po bëhet  zëvendësimi i bagëtive të dëmtuara krerë për krerë në çdo familje fermerësh që janë dëmtuar nga përmbytjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i bujqësisë që ndodhet në terren dhe po inspekton shpërndarjen e ndihmave, tha se kompensimi do të vazhdojë edhe për gjedhët, shpendët e kosheret e bletëve që janë dëmtuar. Deri tani, tha ministri Panariti, janë shpërndarë mbi 1000 krerë bagëti, ndërsa po vazhdon puna edhe për kompensimin e të gjitha bagëtive.

“Jemi të vendosur të kryejmë edhe ringritjen e serave”, tha ministri Panariti, duke shtuar se, do të ndërtojmë të gjitha serat e dëmtuara nga përmbytjet, duke përdorur teknologji edhe më të mirë se më parë.

Do të kompensohet çdo dëmtim që është shkaktuar nga përmbytjet në sektorin rural, tha Panariti. e

ME TE LEXUARAT