Nishani: Institucionet shtetërore t’u vijnë në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura

Aktualitet

nishaniPresidenti Bujar Nishani ka dalë sot në një konferencë për mediat për të vlerësuar situatën në zonat e përmbytura në jug të vendit dhe u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore t’u vijnë në ndihme banorëve në keto zona.

Presidenti Nishani gjatë inspektimit të ketyre zonave një ditë më parë, vlerësoi gatishmërinë e institucioneve deri në këto momente, të cilat kanë bërë të mundur qe jeta dhe siguria e banoreve të ishte e garantuar. “Në terren konstatova se situata ishte e vështire. Vlerësova se gjendja në këto zona është e vështirë dhe u kam bërë thirrje institucioneve të bashkojnë forcat për të përballuar situatën. Ditët në vazhdim tregojnë se do të jenë të vështira përsa i përket motit dhe mbeten në rrisk pronat e qytetarëve dhe jetët njerëzorë. Po ashtu, takova përfaqësuesit vendore dhe shtabin e emergjencave civile, që kanë bërë një punë të mirë, por që duhet të rrisin bashkëpunimin me të gjitha strukturat”, tha Nishani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nga vizita ime në zonat e përmbytura konstatove sa ka nevojë për ndihma e kryesisht ne zonen e Dorëzezës dhe kjo kërkon një vlerësim afatmesëm për të evendidentuar demet dhe dhënë ndihmë banoreve. Po ashtu, 100% e tokës bujqësore ishte nën ujë dhe bagëtitë kishin pësuar dëme të mëdha. Emergjenca është në garantimin e sigurisë së jetëve të njerëzve e të blegterorisë dhe kërkesa imë eshte që institucionet shtetërore duhet të angazhohen për të përballuar situaten si në bazë ushqimore për bagetite edhe per njerëzit”, tha Nishani.

ME TE LEXUARAT