Nga zjarri në një magazinë në Kinë, 17 të vdekur

Bota

zjarrTë paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur, pasi një zjarr i madh përfshiu një magazinë në Kinë.

Zjarri shpërtheu të enjten pasdite në katin e katërt të një magazine, e cila shërbente si treg në qarkun Huidong, në provincën jugore të Guangdong.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U deshën më shumë se 6 orë që zjarrfikësit të vinin nën kontroll flakët e mëdha, transmeton TCh njoftimet. Ndërkohë që shkaqet e zjarri nuk janë bërë të ditura ende.

Ekonomia kineze renditet e dyta në botë, por fatkeqësitë në vendin e punës janë shumë të larta. Punëtorët shprehen se trajtohen keqe në punë, ndërsa siguria është në nivelet më të ulëta.

Një zjarr i rënë në një thertore në qershor të 2013-ës i mori jetën më shumë se 120 personave në provincën Jilin.

ME TE LEXUARAT